Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Romës për rikthimin e emigrantëve në Itali.
Blushi u shpreh se “vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar marrëveshjen Rama-meloni provon çdo dyshimi kapjen për fyti të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nga Edi Rama.”
Ai tha se anëtarët e gjykatës kushtetuese që e shpallën të ligjshëm këtë marrëveshje duhet të japin urgjentisht dorëheqjen.
“Gjyqtarët Kushtetues nuk mund të gjykojnë më dhe as mund të kenë besueshmërinë publike në dhënien e drejtësisë standard që ata vetë e përmendin në çdo vendim të tyre. Tashmë është fakt se dhe ky institucion i ngritur për të mbrojtur Kushtetutën dhe parimet e saj, po e dhunon atë me të njëjtën egërsi si Edi Rama.”, u shpreh Blushi.
Ai tha se Partia e Lirisë përshëndet vendimin e Gjykatës së pavarur të Romës që legjitimoi të gjitha shqetësimet tona të bëra publike lidhur me këtë marrëveshje që cënon sovranitetin e Republikës së Shqipërisë