Një shqiptar dhe një grek u arrestuan në Kipseli të Athinës, pasi kishin ngritur një laborator për kultivimin e marijuanës. Arrestimet u kryen pas një hetimi mbi veprimtarinë e tyre në kultivimin dhe trafikimin e drogës në qendrën e Athinës.
Policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit me metodën hidroponike, ku u gjetën 27 fidanë marijuanë, 102 gram marijuanë të papërpunuar, 3 gram kokainë, 100 euro dhe 3 celularë.
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës për veprime të mëtejshme.
Zbulohet plantacioni me 1253 rrënjë marijuanë në Greqi, arrestohet shqiptari