Artisti Liam Payne humbi jetën tragjikisht në moshën 31-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një rënie nga kati i tretë i hotelit në Argjentinë. E dashura e tij, Kate Cassidy, ka bërë një dedikim emocionues për të, duke shprehur dhimbjen e saj për humbjen.
“Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe dashurinë. Jam komplet e humbur. Asgjë nuk është ndjerë si e vërtetë këto ditë. Ju lutem, më jepni hapësirë për ta kaluar këtë në privatësi,” shkroi ajo.
Cassidy e quajti Liam “engjëlli im” dhe theksoi dashurinë e saj të pakushtëzuar për të: Do vazhdoj të të dua gjatë gjithë jetës sime. Të dua, Liam.
Çifti kishte dy vjet në lidhje dhe Cassidy u kthye në shtëpi nga Argjentina vetëm dy ditë para tragjedisë. Homazhe për Liam janë bërë edhe nga mentorët dhe shokët e tij, përfshirë Simon Cowell dhe ish-e dashurën Cheryl.