-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Identifikohet tutorja e arrestuar për shfrytëzim prostitucioni

Kryesoret

Sipas burimeve tutorja e arrestuar, Yllka Nuraj, 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdijë në Patos, është dënuar nga gjykata e Fierit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Policia njofton se specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier e ndaluan Nurajn pas një periudhe arratie. Ajo ushtronte aktivitetin e paligjshëm në një lokal në Fier, duke përfituar nga klientët mesatarisht nga 3000 deri në 5000 lekë për shërbimet e saj.

Edhe pse u shpall fajtore për këto akuza dhe ishte dënuar me 4 vite burg, ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke e parë dënimin të reduktuar në 3.4 vite. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Fier/ Arrestohet 45-vjeçarja e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit