-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si do të votojë Diaspora? Sherr për pasaportat e skaduara, dështon KQZ

Kryesoret

Nuk kishte konsensus por debat dhe akuza mes palëve. Komisioni Rregullator në KQZ dështoi për herë të dytë të miratojë rregullat se si duhet të regjistrohen emigrantët për të votuar me postë.

Anëtarët e Komisionit Rregullator nuk e gjetën dot zgjidhjen se çfarë dokumentesh mund të përdorin emigrantët në muajt janar-mars, kur do të hapen regjistrimet online për votën me postë.

Shkak për debatin u bënë pasaportat e skaduara, sepse opozita kërkon që ato të pranohen për regjistrimin gjatë muajve janar-mars, me kushtin që t’i kenë rinovuar deri në momentin e votimit në maj.

Kundërshtia e anëtarëve te zgjedhur nga Partia Socialiste ishte domosdoshmëria për të pasur një dokument te vlefshëm gjatë procesit te votimit.

Pjesë nga debati

Muharrem Cakaj: Nëse ju jeni të sinqertë në këtë proces hajdeni t’i regjistrojmë, ti japim të drejtën, mos nxirrni artifica.

Ilirjana Nano: Nuk një datë zgjedhje akoma. A mund të thotë dikush, unë them po, duhet të jenë me dokument të vlefshëm.

Muharrem Cakaj: Nuk e kemi ne në dorë këtë, qeveria e Shqipërisë.

Arens Çela: Në momentin e votimit ne duhet të bëjmë check-un e vlefshmërisë së dokumentit, si do ta verifikosh ti?

Hegla Vukaj: Jemi në fazën e regjistrimit, sapo demoralizove të gjithë qytetarët me fjalët e tua dhe të identifikohen.

Mbledhja u shty për të hënën, ndërkohë që pas regjistrimit online në KQZ si votues nga jashtë, emigrantët do të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit