FSHF ka bërë të ditur ndeshjet e kësaj jave që do të nisin të premten, tre sfida që luhen në këtë ditë.
Dy të parat janë ato të drekës, Bylis-Teuta dhe Egnatia-Dinamo. Ndërsa më vonë pasdite luhet Tirana-Laçi, me stadiumin ende për t’u përcaktuar.
Sa i përket ndeshjeve të së shtunës, Elbasani pret Skënderbeun në fushën e vet, teksa java mbyllet me duelin shumë interesant mes Vllaznisë dhe Partizanit, dy nga skuadrat pretendente për titullin në këtë edicion.
JAVA 10
E premte, 25.10.2024
Bylis-Teuta ora 14:00
Egnatia-Dinamo ora 14:00
Tirana-Laçi ora 17:00
E shtunë
Elbasani-Skënderbeu ora 17:00
Vllaznia-Partizani ora 19:30