Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi. Nga aksidenti humbi jetën i riu nga Peja Benjamin Lajqi, i cili ishte në veturë së bashku me bashkëshorten e tij.
Ajo po luftonte me jetën dhe u konfirmua që Sabina Lajqi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë me vendim të kryetarit të Komunës së Rozhajt, Rahman Husoviç, 20 tetori është shpallur ditë zie.