Moti i keq ka përfshirë gjithë Italinë, dhe si pasojë e përmbytjeve ka humbur jetën një person. Në Bolonjë ka humbur jetën 20-vjeçari duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima quhet Simone Farinelli, student i Arteve të Bukura dhe i njohur si një punonjës social. 20-vjeçari po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, Andrea, kur mjeti i tyre tip “Toyota” u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. Ai humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.
“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji“, deklaroi vëllai i 20-vjeçarit në polici.
Ndërkohë mbi 3 mijë persona janë evakuuar dhe në pjesën më të madhe të banesave është rikthyer energjia.
Moti i keq në Itali, një i vdekur dhe dy mijë të evakuuar në Bolonja