Ish-presidenti Alfred Moisiu thekson se Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë një strategji të përbashkët të mbrojtjes për të përballuar kërcënimet serbe.
Ai sugjeron një bashkëpunim më të ngushtë mes ushtrive dhe ministrive të mbrojtjes të dy vendeve. Moisiu e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiç si ideator të agresionit ndaj Kosovës dhe thekson se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara.
“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb. Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, thotë ai.