-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vatra Manhattan thirrje për protestë: Të bashkohemi kundër atyre që shpopulluan Shqipërinë

Kryesoret

Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje të gjithë shqiptarët-amerikanët në New Jork që të presin me protestë me datë 26 tetor në orën 11:00 kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e diasporës Taulant Ballën.

“Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani.

Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.”, shkruan Dega Manhattan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit