Menjëherë pas urdhrit të SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Meta teksa po kthehej nga Kosova u arrestua te kthesa e Kamzës. Ai është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte.
Ndërkohë policia është duke kryer kontrolle në vilën e ish-Presidentit që ndodhet në zonën bregdetare të Lalëzit.