-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Asociacioni hap i rëndësishëm, duhet progres

Kryesoret

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij më e rëndësishmja është që serbët në Kosovë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë.

Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zyrtari i lartë amerikan tha se është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe sipas tij, “në këtë kuptim drafti i Statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe të ketë një diskutim më të gjerë në mënyrë që serbët në Kosovë të mund të integrohen si në jug ashtu edhe në veri”.

”Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të bëhet progres edhe para se të formohet Asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët dhe ne punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë.

Detyrimet kanë ekzistuar që nga viti 2015, kur e para (marrëveshja) është nënshkruar, nuk mund të premtoj një afat, por gjëja më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”, tha O’Brien.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk është vendi ku zhvillohet biseda mes dy palëve, por se siç theksoi ai është shumë aktive në terren. “Është e rëndësishme të mbrohen qytetarët e të gjitha kombësive”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit