-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Arrestimi i Metës, një mesazh për politikanët që shantazhojnë drejtësinë

Kryesoret

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi arrestimin në rrugë të Ilir Metës, duke e cilësuar këtë veprim si një mesazh të qartë për ata që shantazhojnë drejtësinë. Në emisionin “5 Pyetjet me Babaramon,” ai theksoi se është e papranueshme që një person si Meta, i cili ka kërcënuar vazhdimisht sistemin e drejtësisë, të përballet me situata të tilla.

Spahiu përmendi se nuk ka pengesa ligjore për ekzekutimin e masave të sigurimit në rrugë, duke theksuar nevojën për forcimin e autoritetit të drejtësisë.

‘Shumë e kanë toleruar kur ka kërcënuar me çdo gjuhë njerëzit e drejtësisë. Pse qenka normal kur shan çdo prokuror dhe anormale kur kapet zvarrë në rrugë? Arrestimi i sotëm mesazh për vendosjen e autoritetit drejtësisë kur politika e ka nëpërkëmbur drejtësinë. Nuk ka pengesë proceduriale që një masë sigurie ekzekutohet në rrugë. Nuk ka asnjë pengesë në kodin e procedurës penale për ekzekutimin e masës së sigurisë.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit