-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla takon kryebashkiaken Berisha në New Jersey

Kryesoret

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Bashkisë së Fairview, Violeta Berisha, në New Jersey, SHBA.

Në një postim në Facebook, Balla e falenderoi Berishën për pritjen dhe theksoi arritjen e saj si shqiptarja e parë e zgjedhur në një pozite kaq të rëndësishme publike. Ai nënvizoi se ky sukses përfaqëson një arritje për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare, duke bërë krenar familjen dhe gjithë komunitetin shqiptar.

“Kjo është një arritje jo vetëm e juaja personale, por është një arritje e të gjitha grave dhe vajzave shqiptre, sepse ju jeni e para vajzë dhe grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA. Ke bërë krenar jo vetëm familjen tënde, por ke bërë krenarë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet dhe vendet ku jetojnë”, thekson Balla.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Balla planifikon të zhvillojë edhe takime me bashkëatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit