Në dosjen e SPAK-ut për Ilir Metën, prokurorët bazuar nga hetimet brenda dhe letër-porositë e ardhura nga jashtë kanë dalë në përfundimin se ish-Presidenti dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar 106 mijë euro shpenzime për shpenzimet mjekësore. Bëhet fjalë për periudhën 2013-2019. 86.891 Euro janë paguar cash dhe 19.234 përmes llogarive bankare. Sipas SPAK-ut kjo ka ndodhur pasi duke mos i justifikuar përmes llogarive i kanë paguar në cash. SPAK sqaron me detaje edhe ndërhyrjet që janë bërë.
“Personat nën hetim e dinë ligjin dhe e kanë ditur detyrimin e tyre për të bërë deklarim të saktë, por nuk e kanë bërë, për shkak se kanë pasur mungese fondesh të ligjshme në qarkullim.
Jo vetëm kaq, por fakti që Monika e ka copëzuar transkasionin monetar të shërbimit mjekësor që ka marrë në vlerën 11.351 Euro, duke paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, në një vlerë më të lartë se vlerat për të cilat kanë detyrimin për deklarim që gjithsesi nuk e ka deklaruar, çon në konkluzionin se deklarimi i rremë është bërë me dashje, me qëllim që të mos deklarojë burimin e shumës prej 5.000 Euro të paguar Cash, e cila dyshohet se është siguruar me burime jo të ligjshme.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar as llogarinë bankare dy emërorë në emër të përbashkët të Era Metajt dhe Fatime Kryemadhit, e cila është çelur në vitin 2018-2022 dhe që ka patur gjendje një shumë te konsiderueshme monetare prej rreth 100.000 Euro” thuhet në dosje.