-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E moshuara që i vuri flakën vetes në Durrës, viktima e re e mikrokredive

Kryesoret

Një grua 59-vjeçare ka tentuar të vetëflijohet duke i vënë zjarrin vetes para Bashkisë së Durrësit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të kalimtarëve, flakët u shuan, por ajo pësoi djegie në këmbë.

Në një deklaratë nga spitali, e moshuara tha se veprimi i saj erdhi si pasojë e presionit për të paguar një kredi, ndërsa pensioni prej 90 mijë lekësh nuk i mjaftonte për nevojat bazike.

Ajo shpjegoi se ishte përballur me vështirësi financiare dhe kishte kërkuar ndihmë, por ndihma nuk kishte ardhur. “Kam borxhe dhe nuk kam ushqim,” theksoi ajo, duke përshkruar një situatë të rëndë

Dëshmia e të moshuarës:

Kam kërkuar ndihmë kudo, më bëjnë presion për një kredi, ka 6-7 muaj. Kam qenë e rregullt me pagesën muaj për muaj. Nuk kisha mundësi më, djali e kishte pagën e ulët.

Më morën nga mikrokredia që ta paguaja, ose paguaje ose do të çojmë në gjykatë dhe të heqim pensionin. Po më detyroni të bëj një veprim që s’dua ta bëj, u thashë. Shkova një javë rresht te banka. Më mori një djalë i thashë s’kam mundësi ta paguaj, s’më intereson më tha.

Kisha për të paguar 200 mijë lekë, për ilaçe e bukë më duheshin se bënin 250 mijë lekë ilaçet. Ndaj dogja veten, më thanë që më kanë çuar në gjykatë. 1 milion pata marrë.

Këtu bashkia s’na jep asgjë, pse na përçmojnë ne? 90 mijë lekë pension, nuk na del, jam me qira. I kam 600 mijë lekë edhe pronarit. Jetoj vetëm me djalin. Punon djali, me 450 mijë lekë. Kam borxhe të tjera, qira, kredi. Edhe 2020, te bashkia s’më japin asnjë lloj drejtimi, ndaj mora kredi. S’kam bukë, s’kam ushqim, të më ndihmojnë me kredinë, për qiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit