Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për mashtrim.
26-vjeçari me iniciale H.K., banues në fshatin Bilisht, kishte marrë dy makina në dy subjekte të ndryshme duke bërë vetëm një pjesë të pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy makinat.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.