Policia Rrugore ka bërë bilancin e arrestimeve të shoferëve gjatë 24 orëve të fundit.
Një 36-vjeçar grek me iniciale A.Th., u arrestua pasi u kap duke përdorur telefon dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Gjatë ndalimit ai korruptoi policët duke u ofruar 20 euro për të shmangur ndëshkimin dhe dhe gjatë kontrollit në makinë i gjetën 4.87 kg cannabis.
Gjithashtu u testua me aparatin AquilaScan dhe rezultoi pozitiv për THC.
Ndërsa një 26-vjeçar me iniciale S.L., banues në Tiranë u arrestua pasi nuk iu bind sinjalit të policit dhe vazhdoi të lëvizte me makinë. Gjatë ndalimit ai kundërshtoi dhe sulmoi verbalisht dhe fizikisht policin. Pas shoqërimit në komisariat dhe testimit, u konstatua se ai drejtonte mjetin nën efektin e amfetaminës dhe kokainës. 26-vjeçari u ndëshkua me masë administrative dhe iu zbritën 12 pikë nga patenta.
Gjithahstu policia rrugore ka indentifikuar edhe 128 raste të tjera ku shoferët ishin në efektin e lëndëve narkotike dhe 74 raste të tjera ku janë tentuar që të korruptohen.