Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë nën akuzën e përndjekjes.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila ka një urdhër mbrojtjeje në fuqi.
Ai është parë në banesën e saj, duke shkelur kështu vendimin e gjykatës. Grupi hetimor ka nisur procedurat për hetimin e këtij rasti.