Shtëpia e Benjamin Netanyahu në plazh është dëmtuar nga një sulm me dron, sipas videove që janë shfaqur në mediat sociale. Hezbollahu mori përgjegjësinë për këtë sulm brenda territorit izraelit.
Netanyahu dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e sulmit në qytetin bregdetar të Cezaresë dhe askush nuk u lëndua, thanë zyrtarët izraelitë, shkruan CNN.
Ky inicident ka ngritur pikëpyetje se si droni iu shmang mbrojtjes ajrore izraelite në një kohë kur udhëheqja e Hezbollahut është shkatërruar dhe ushtria izraelite po shton sulmet nëpër pjesë të Libanit.