Një 41-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga interpol Tirana u arrestua nga karabinierët e stacionit Cerro Maggiore në Itali.
41-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në Shqipëri në periudhën shkurt-mars 2024.
Shqiptari ndodhet në arrest shtëpie dhe është në pritje të dispozitave të Autoritet Gjyqësor.