Ish-presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në burg pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila caktuan masën e “arrest me burg” ndaj tij për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjyqi rinisi në orën 13:30, pasi seanca e parë e orës 09:30 u shty për shkak të kërkesës së të akuzuarve dhe avokatëve të tyre për t’u njohur me aktet e dosjes.
Gjatë seancës, Meta u përball ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani, duke hedhur akuza mbi punën e prokurorëve të çështjes. Prokuroria akuzon Metën për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Hetimet, që përfshijnë një dosje prej 176 faqesh, kanë zbuluar prova për marrëdhënie korruptive gjatë kohës kur Meta ishte ministër dhe më pas si Kryetar Kuvendi.
Po ashtu u vendos masa e detyrim paraqitjeje duke e ndryshuar nga ajo e arrestit në shtëpi për ish-kreun e AKEP-it, Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun.
Pas këtij vendimi të GJKKO-së, Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit.