Në Parlamentin Europian ndodhen një grup deputetësh të partisë demokratike të cilët po protestojnë. Deputeti Edi Paloka u shpreh se synimi i tyre është sensibilizimi ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri.
“Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri. Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë. Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve.”, u shpreh Paloka.