Sulmi terrorist në Ankara ka shkaktuar tashmë katër viktima dhe 14 të plagosur, sipas burimeve zyrtare. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e dënoi ashpër këtë akt, duke shprehur ngushëllime për të rënët.
Incidenti ndodhi në mesditë në objektet e kompanisë së mbrojtjes TUSAS. Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, konfirmoi se bëhet fjalë për një sulm terrorist, ndërsa Zyra e Kryeprokurorit Publik ka nisur hetimin për ngjarjen.
Mediat raportojnë se dy terroristët morën pengje dhe qëlluan në mënyrë të rastësishme qytetarët. Dy prej sulmuesve u vranë gjatë operacionit. Autoritetet janë angazhuar për të zbardhur situatën dhe për të identifikuar çdo person të dyshuar të përfshirë.