Shkon në 5 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Turqi, ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve. Flitet edhe për pengje.
Ministri i Jashtëm turk foli për një sulm terrorist. Disa persona të armatosur shpërthyen një makinë dhe u futën duke hapur zjarr.
Sulmi ndodhi në Industrinë e Hapësirës Ajrore Turke, kompani shtetërore e armëve dhe teknologjisë së hapësirës ajrore me bazë pranë Ankarasë.
Kompania prodhon avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme drone për forcat e armatosura turke dhe vende të tjera në mbarë botën.