Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përrmes një postimi në rrjetin e tij X ka njoftuiar për takimin që ka zhvilluar këtë të martë, më 28 prill, me brezin e ri të diplomatëve, ku i cili theksoi rëndësinë e ndarjes së dijes dhe përvojës si një bazë e domosdoshme për ndërtimin e një brezi të ri profesionistësh në diplomaci.
Postimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha
#Dija dhe #përvoja marrin kuptimin e tyre të plotë vetëm kur ndahen dhe transmetohen te brezi i ri.
E nisa ditën me një bashkëbisedim të hapur dhe dinamik me brezin e ri të diplomatëve të Ministrisë për #Evropën dhe Punët e Jashtme. Diskutuam për plane dhe ambicie, dëshira e projekte, por mbi të gjitha për rëndësinë e përcjelljes së dijes dhe përvojës në shërbimin e jashtëm, si një themel i domosdoshëm për ndërtimin e një brezi të ri diplomatësh për Shqipërinë që duam.
Vendi ynë ka nevojë për një brez të ri #diplomatësh, të pajisur me aftësitë dhe vizionin për të përballuar një botë gjithnjë e më dinamike, si dhe plotësisht të sinkronizuar me ritmin e ri të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Prandaj, një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030.
Ky është edhe synimi i #thirrjeve të hapura tashmë nga MEPJ: ajo për rezervën e strukturuar të talenteve dhe thirrja për të shërbyer në misionin shqiptar pranë BE-së, për të forcuar dhe pasuruar një sistem që duhet të jetë në zemër të ndërveprimit tonë me botën, duke rritur më tej reputacionin dhe emrin e #Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Investimi te të rinjtë sot është garancia për një shërbim diplomatik më të fortë nesër dhe për një Shqipëri që ecën me siguri drejt familjes evropiane.









