Ish zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Agron Kuliçaj u paraqit në SPAK ku u pyet rreth ngjarjes së 21 Janarit.
Pasi doli nga dyert e SPAK, Kuliçaj u shpreh se ka dhënë sqarimet e tij.
“Dhashë deklarimet e mia në raport me rrethanat e hetimit lidhur me funksionin që kam kryer në atë periudhë dhe mbi të cilat Prokuroria e Posaçme po organizon hetime për ngjerjet e 21 Janarit.
Dhashë shpjegimet e mia shteruese për të gjithë pyetjet që më janë bërë për veprimet e ligjshme që prokuroria ka kryer dhe në mënyrë të veçantë struktura e policisë që unë kam mbuluar, ka kryer. Për me tepër nuk mund të komentoj pasi me është kërkuar që të mos jap shpjegime”, tha Kuliçaj.