Ish-kryeministri Sali Berisha, referuar dosjes së Ilir Metës që e çoi në burg akuzon SPAK-un për dy hetim me dy standarde.
Në aferën e dyshuar që SPAK-u ka theksuar në dosje dhe komunikimet mes Kryemadhit dhe biznesmenit kushëri të saj Ardian Shatku, Berisha thotë se SPAK-u ka falur Edi Ramën.
“Krahasoni dy Dumanët. Midis atij që bën dhe atij që fsheh, më i ligu është ai që fsheh!
Miq, mos humbisni rastin e lexoni paragrafin në dokumentin e mështëm dhe krahasoni Dumanët:
1- Nuredinin që ka bërë dhjetra krime, por i ka treguar ato, me
2-Altinin e “ligjit” që fsheh dhjetra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës!
Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikes se ky është lajmi më i mirë i vitit.
Këtë komunikim të Monikës me Shatkun, Altini e përdor si dokument për të akuzuar Monikën si të korruptuar nga Shatku kurse Ramën që i kërkom Monikës që të bënin urgjentisht, se çfarë nuk dihet, por që Shatku e quan lajmin e vitit nuk guxon ta pyes një herë të vetme për dhuratën e vitit që i bëri Shatkut.
Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama!
Miq, midis atij që bën dhe atij që fsheh, pra midis Nuros që rrëfen krimet dhe Altinin që fsheh krime padyshim më me kakarkter është i pari se sa i dyti, pra Nuredini se sa Altini” shkruan Berisha.