Policia në Portin e Durrësit arrestoi një 34-vjeçar i cili po kalonte në 88 000 euro të padeklaruara, të dyshuara nga veprimtari kriminale.
Elton Balliu akuzohet për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte policia i gjeti 18 shishe verë që dyshohet se janë kontrabanduar pasi nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje.
Ndërsa në kontrollin fizik, i gjetën të fshehur në trup dhe në çantë 88 000 euro, të cilat i kishte ndarë në 4 pako të mbështjella me natriban, me qëllim që të mos i deklaronte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për hetime të mëtejshme.