-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i PD vijon takimet në PE: Informuam mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri

Kryesoret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën në Parlamentin Europian. Gazment Bardhi me anë të postimit në rrjete sociale tregon se janë takuar me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian”.

Ai shprehet se takimi ishte një mundësi për ti informuar mbi të gjitha shqetësimet dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

“Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane”, shkruan Bardhi.

Më pas ai thotë që “me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit