-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti kërkon dorëzimin e Radoiçiç dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiç

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur kërkesat e tij ndaj Serbisë për të arritur sukses në dialogun ndërmjet dy vendeve.

Ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes bazike dhe kërkoi dorëzimin e Milan Radoiçiçit dhe grupit të tij kriminal, si dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Ana Bërnabiç, e cila ka refuzuar të njohë integritetin territorial të Kosovës.

Kurti njoftoi se po pret detaje nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, lidhur me diskutimet e zhvilluara në Bruksel.

“Duhet të presim se çka do të na njoftojë prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator. Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Radoiçiç dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bërnabiç kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit