-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 2 mijë tonë mbetje toksike rikthehen të dielën në Durrës, ku do përfundojnë?

Kryesoret

Merr fund manovra. Ditën e diel në portin e Durrësit në Shqipëri do të rikthehen plehrat që u larguan në mënyrë të dyshimtë drejt Lindjes. Gati 2,100 tonelata mbetjesh industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese pritet të kthehen në vendin e origjinës në Shqipëri, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.

Por pyetja që kërkon përgjigje është se ku do të shkojnë plehrat që do të rikthejë anija Molivia që po vjen nga Turqia? Çfarë do të bëhet me lëndën helmuese që dyshohet se është nga hiri i oxhaqeve metalurgjike? Kush janë përgjegjësit e skandalit?

Qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe “Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ më pas mori garanci nga linjat e transportit se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e Durrësit në Shqipëri.

Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ishte grupi ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ që dha alarmin për t’i ndalur anijet nga vendet tranzit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit