-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq në Filipine, humbin jetën 24 persona

Kryesoret

Moti i keq në veri-lindje të Filipineve ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Nga stuhia tropikale Trami kanë humbur jetën 24 persona në veri-lindje të Filipineve. Qeveria mbylli shkollat dhe zyrat në të gjithë ishullin kryesor të Luzonit.

Mijëra banorë fshatrash të bllokuar në ujërat e përmbytjeve janë shpëtuar nga forcat qeveritare, shumë të tjerë duheshin shpëtuar të enjten në rajonin Bicol, duke përfshirë disa në çati.

Përmbytjet shkaktuan problematika dhe zhytën makina në disa pjesë të qytetit Naga.
gjencia qeveritare për zbutjen e fatkeqësive tha se më shumë se 2 milionë njerëz u prekën nga stuhia, duke përfshirë 75,400 fshatarë që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre dhe po strehohen në terren më të sigurt. Rreth 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit