Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një 48-vjeçar që tërhoqi zvarrë nënën e tij u arrestua pasi JOQ publikoi videon. Në filmime shihet dhe dëgjohet ku Alban Masaku i thotë nënës së tij “çohu o gore” ndërsa e tërheq zvarrë duke e sharë dhe ofenduar.
“Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia.