-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët drejt Shqipërisë? Presidenti i KiE: Mos kini frikë nga risitë

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, referuar marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në debatin e brendshëm. Ai tha se nuk duhet të kemi frikë të shohim mënyra operacionale, mënyra konkrete për të qenë më efektivë në drejtim të menaxhimit të migracionit.

“Unë nuk dua të ndërhyj në debatin e brendshëm në Itali, por duhet të shqyrtojmë se cilat janë modalitetet konkrete dhe nuk dua të them se pikat e nxehta në Shqipëri janë të mira apo jo. Nga cilat modalitete konkrete do të gjenden zgjidhjet e reja dhe nga mënyra se si mund të zbatohen parimet e së drejtës ndërkombëtare, dhe në këtë aspekt do të duhet të hyjmë në detaje, sepse ka elemente të rëndësishme që kanë rol, si “proporcionaliteti i masave”.

Unë jam pro një koordinimi më të madh evropian për konceptin e vendeve të sigurta dhe ka gjithnjë e më shumë konsensus për këtë ide që, pavarësisht këtij vendimi kombëtar, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të hyjmë në më shumë detaje. Duhet të bëjmë gjithçka që të mos bëhemi muzeu i botës. Jemi në një pikë kthese dhe është vërtet e rëndësishme për të ardhmen të ruajmë të njëjtin nivel ambicie që kishim në të kaluarën, të njëjtin pasion për projektin europian” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit