Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur rreth arrestimin e Ilir Metës.
Blushi rrëzoi pretendimet se Meta ka pasur armë në momentin e arrestimit.
“Meta jo vetëm që nuk ishte i armatosur, por edhe kur ka qenë president ka refuzuar Gardën, pasi nuk ka pasur nevojë. Këto janë pallavra që gatuhen nga kuzhina e ndyrë e Edi Ramës. Po të kishte armë do të kishin dalë në media nuk diskutohet. Nuk e dinim për një orë se ku ishte Meta. E dimë që në Shqipëri ka njerëz të zhdukur dhe që nuk dihet ku janë. Komunikova me Gardën dhe Policinë dhe nuk e dinin ku ishte”, tha Blushi.