Autoriteti i aeroportit iranian ka njoftuar se do të rifillojë fluturimet në hapësirën ajrore të vendit pas sulmit të Izraelit. Irani “është i gatshëm të reagojë ndaj agresionit izraelit siç ishte paralajmëruar më parë”.
Kështu shkruan agjencia iraniane Tasnim. “Nuk ka dyshim se Izraeli do të marrë përgjigjen e duhur për çdo lëvizje të tij kundër Teheranit” shkruan media iraniane.
Izraeli sulmon objektivat ushtarake në Iran, Teherani: Nuk pati sukses
Ushtria izraelite tha se Irani do të “paguajë një çmim të lartë” nëse fillon një raund të ri përshkallëzimi pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Iran.
“Nëse regjimi në Iran bën gabimin e fillimit të një cikli të ri përshkallëzimi, ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi: mesazhi ynë është i qartë: të gjithë ata që kërcënojnë shtetin e Izraelit dhe kërkojnë të tërheqin rajonin në një përshkallëzim më të gjerë, çmim është i lartë”, tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.
Izraeli: Sulmi u krye me sukses! Irani mbyll hapësirën ajrore, SHBA kishte dijeni