-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në burg, avokati i tij: Është në gjendje të mirë shpirtërore dhe psikologjike të qetë

Kryesoret

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin Kjo Javë në ka treguar në lidhje me gjendjen shpirtërore të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gjokutaj tha se mërzia e vetme e Metës është mënyra sesi u arrestua.

“Për herë të fundit e kam takuar dje. E kam takuar dy herë në ditë që nga momenti i ndalimit. Meta është në gjendje shpirtërore dhe psikologjike mjaft të qetës. Sigurisht ka mërzinë e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me të gjitha procedurat. Ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të ekzekutimit të masës në GJKKO ka mbajtur një fjalë 56 minuta, ku ka shpjeguar insinuatat që vendimi i gjykatës ia ka atribuuar për të dhënë versionin e tij”, tha Gjokutaj.

Në lidhje me aludimet se ka patur një shpërthim nga Meta në bllokun e sigurisë, ditën kur u arrestua Gjokutaj tha se

“Meta sa ka qëndruar në bllokun e sigurisë, me personelin nuk bëhet fjalë. Ka qenë një moment kur atij i është dërguar një avokat, ai e ka refuzuar me neveri dhe sigurisht me zë të lartë i ka kërkuar të largohej sepse ai nuk ka mbetur pa mbrojtje. Nuk ka pasur probleme me personelin, i kanë dërguar dike që as se njihte”.

Ndërsa zbuloi edhe se Meta e merr ushqimin nga jashtë në 313 sepse nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi për shkak se ndjek një terapi në lidhje me tensionin arterial.

“Nuk ka shfaqur asnjë shqetësimi të kësaj natyre. Edhe të blloku i sigurisë, autoritete kanë bërë të mundur të mos ketë konflikte. As ai nuk ka asnjë pretendim. Edhe në lidhje me trajtimin nga administrata ka qenë korrekt dhe rigoroz”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit