-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Sot vjen era shtet, SHBA e BE aleatë strategjikë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët në New York kërkoi votën e tyre për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare në BE.

Rama u shpreh se është misioni i qevrisë shqiptare dhe zotimi i tre mandateve dhe vetë kuptimi i mandatit të katër t për Shqipërinë.

“Kur unë mora detyrën Shqipëria shihej me plot dyshime, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk gëzonte respekt, kryeninistri ishte I izoluar prej vitesh. Rruga europiane ishte e bllokaur.Vendi ishte në telesha ekonomike, qeveria në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve që kishin mbetur rrugëve 40 mln usd, ishte borxhi I qeverisë prej detyrimeve të papaguara, rreziku I kolapsit energjitik më I madh se kurrë borxhi për energjinë ishte 1.3 miliardë dollarë, spitalet ishin pa ilace dhe familjarët I shtronin të afërmit me carcafë e batanije që I merrnin nga shtëpia. Shqipëria kishte nivelin më të lartë të infeksioneve spitalore, mjetet e policisë fikeshin në rrugë, kishe një vrasje në cdo tre ditë, korrupsioni në cdo kontakt të qytetarit me shtetin, për cdo cope letë nga shteti duhet të rrije në radhë. Turizmi mbahej gjallë nga malli emigrantëve. Qytetet ishin të mbuluara nga pluhur, rrënimi ishte emërues kryesor. Tiranës I kishte ndalur njësoj si sahati edhe koha e zhvillimit. Më shumë se gjysma e tokave të bukës, nuk punoheshin më se nuk kishin ujë. Për agroturizëm nuk bëhej fjalë, paga minimale ishte 150 euro. PBB 12 miliardë euro. Shqipëria një vend me litarin në fyt, drejtësia një pazar i madh, ku pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim në cdo raport. “, tha Rama.

Ai u shpreh se sot realiteti është përmbysur dhe kanë dyfishuar PBB.

“Sot realiteti i zymtë është përmbysur në cdo sector, frynë era e shtetit falë bashkëpunimit me aletatët strategjikë BE dhe SHBA në vetëm një dekadë, ne dyfishuam PBB. Trefishuam pagën minimale, dhe atë mesatare në sektorin publik.”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit