Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas Kosovës destinacionin e radhës e kishte në Malin e Zi.
Von der Leyen me anë të një postimi në platformën X ka treguar se është mirëpritur nga presidenti malazez dhe është e lumtur që turin e përfundoi në Podgoricë.
“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës. Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Ursula von der Leyen.