-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e vajzës shqiptare në Itali, policia shoqëron të dashurin e saj 15-vjeçar

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një 13-vjeçare shqiptare ka rënë nga lartësia e një pallati në Itali dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sipas hetimeve kjo nuk është aksidentale dhe për të zbardhur shkakun policia ka marrë në pyetje disa adoleshentë miq të 13-vjeçares.

Sipas medias italiane në momentin e ngjarjes ka qenë një djalë 15-vjeçar shqiptar i cili, dyshohet se ka pasur një lidhje me të. Ai është marrë në komisariatin e Piacenzas dhe më aps është lënë i lirë.

Miqtë e saj, të intervistuar nga gazeta Piacenza, pohojnë se “ajo nuk ishte tip problematik” dhe se në fakt “ajo po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj“. Sipas gazetës, trupi i viktimës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia për autopsinë e cila duhet të kryhet në fillim të javës së ardhshme.

Ndërsa 22-vjeçarja motra e viktimës ka shpërthyer në rrjet sociale duke thënë që  “Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës. Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe”.

Gjithashtu ka publikuar edhe disa pamje nga bisedat me motrën e saj, duke nxjerrë në pah disa nga sjelljet e të dashurit të konsideruara si problematike.

Bie nga pallati, vdes 14-vjeçarja shqiptare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit