Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur. Si rezultat i goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal pranë rrugës.
Burime nga vendngjarja raportojnë se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, zjarrfikësve dhe banorëve të zonës. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.