-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ U arrestuan në magazinën me kanabis në Korçë, gjykata i lë në burg

Kryesoret

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit të cilët kishin kthyer një magazinë në Korçë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike.

Gentian Guri,Andon Demirshan,Anesti Burda dhe Redion Hamitaj akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ,”Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”,”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Sadriano Duçi që dyshohet të jetë “koka” e grupit.

Ndërkohë tre ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshan nga fshati Voskop u gjetën dhe u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Canabis Sativa,1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit