Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Milano. Sipas mediave, 45-vjeçari shqiptari është identifikuar si Dritan Hakaj.
Policia ka arrestuar një pensionist italian 78-vjeçar, banues në Garbagnate Milanese, ndaj të cilit rëndon akuza vrasje me dashje.
Pas një debati të ashpër, i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 4 herë në drejtim të shqiptarit, ku ka marrë një plumb në gjoks, që si pasojë ka humbur jetën në vend. Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj.
Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari, banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian.