-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EULEX mirëpret nisjen e hetimeve për pretendimet e dhunës ndaj një qytetari në veri

Kryesoret

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shprehur mbështetje për vendimin e Policisë së Kosovës që të njoftojë Inspektoratin Policor për fillimin e hetimeve në lidhje me pretendimet e një qytetari nga Mitrovica e Veriut, Millosh Subotiq, i cili thotë se është rrahur nga Policia e Kosovës.

Më 26 tetor, Inspektorati Policor njoftoi se ka nisur hetimet për veprimet policore pas akuzave të Subotiqit. EULEX kërkon që çdo pretendim për keqtrajtim të hetohet menjëherë dhe në mënyrë efektive, duke theksuar rolin e tij në monitorimin e këtyre hetimeve.

Disa organizata joqeveritare, pas deklaratave të Subotiqit, ndërprenë bashkëpunimin me EULEX-in deri në një reagim konkret nga ky mision. Ato kritikuan Policinë e Kosovës për profesionalizëm të dobët dhe kërkuan transparencë për hapat që po ndërmerren për të përcaktuar përgjegjësinë për trajtimin e keq dhe torturat e raportuara.

EULEX ka riafirmuar se tortura dhe trajtimi çnjerëzor janë të ndaluara dhe se misioni i tij është monitorues dhe këshillues, me qëllim për të mbështetur institucionet e ligjit në Kosovë. Nëse vëren shkelje serioze, EULEX tha se do t’i adresojë ato tek autoritetet përgjegjëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit