Policia e Tiranës ka proceduar penalisht tre të mitur pasi dyshohet se kanë vjedhur disa monopatina në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjithashtu janë proceduar edhe prindërit e tre të miturve, L. M., 46 vjeçe, M. M., 32 vjeçe, dhe H. G., 44 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 8 monopati të dyshuara të vjedhura.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.