-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet shqiptari me armë zjarri në Itali, zbardhen detaje të reja

Kryesoret

Ditën e djeshme 45-vjeçari shqiptar Dritan Hakaj u vra me armë zjarri në Itali nga një 78-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së 78-vjeçarit italian Walter Budri, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos në Itali. Mediat italiane shkruajnë se “viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit të dyshuar”. Nga hetimet e para, rezulton se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij shqiptare.

Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, 45 vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual.

Italiani reagoi dhe me një pistoletë Beretta 22 që mbante në shtëpi, qëlloi dy herë në ajër për të trembur Hakajn, i cili doli nga apartamenti dhe zbriti shkallët, në tentativë për t’u larguar. Por italiani vendosi ta ndjekë dhe bëri zbritje me ashensor, ku në katin e parë u ndeshën sërish e pati një përplasje fizike mes tyre. Më pas italiani shkrepi armën duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin. Një plumb në gjoks rezultoi fatal.

Më pas policia arrestoi italianin. Shqiptari ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për vjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit