Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se qeveria po nxit largimin e të arsimuarve.
Xhixho thotë që qeveria ka detyruar më shumë se 30% të maturantëve që të zgjedhin emigrimin.
“Duke ia bërë të pajetueshme Shqipërinë shtresës së mesme, përmes taksave si ajo e profesionistëve të lirë, qeveria po nxit largimin e të arsimuarve. Mungesa e mundësive dhe meritokracisë i detyron çdo vit mijëra prej tyre të marrin rrugën e emigrimit. Një vend pa të rinj dhe pa intelektualë është garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend. Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë nuk ka asnjë politikë për të mbështetur arsimin apo për të frenuar ikjen e shqiptarëve, ndaj detyra e çdo qytetari patriot sot është të ndëshkojë sa më parë këtë bandë qeverisëse, shkruan Xhixho.