Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari Gëzim Margjoka, nëna dhe fëmijët në spital
Një familje shqiptare ka pësuar një aksident tragjik në Cremasca, Itali, ku ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka.
Ai ishte duke drejtuar një Skoda Octavia kur u përplas kokë më kokë me makinën e tij, e cila kishte në bord bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Një makinë e tretë, një Ford Fiesta, u përpoq të shmangte përplasjen dhe doli nga rruga.
Mjekët konfirmuan vdekjen e menjëhershme të Gëzimit, ndërsa nëna dhe fëmijët (7 vjeç dhe 3 vjeç) u transportuan në spital për ndihmë.