Ditën e sotme janë zhvilluar ceremoni në Këlcyrë dhe Bularat për festën kombëtare të Greqisë.
I pranishëm ishte edhe eurodeputeti Fredi Beleri, që nesër do të takojë kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Në Bularat kryen homazhe edhe në varrin e Kostandin Kacifas.
“Sot është një festë e madhe për kombin tonë, është dita që populli grek i tha jo fashizmit. Në histori jemi nga popujt e pakët që festojmë nisjen e një beteje dhe jo fitoren.
Shumë herë në jetë njerëzve u vjen të thonë një po ose një jo të madhe. Ata që thonë jo historia i nderon dhe i respekton”, tha Beleri.